UNIVERSITETI I KOLONJËS (KËLN): VETËSHKATËRRIMI I QELIZAVE ËSHTË SHKAKU I SËMUNDJEVE TË FËMIJËRISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 19 minutes ago
- 2 min read

Kolonjë (Këln), Republika Federale e Gjermanisë | Aktivizimi i proteinës Sting, një sensor i sistemit imunitar, është një kërkesë gjenetike dhe biokimike për shkaktimin e vdekjes së programuar qelizore, mekanizmi që shkakton vetëshkatërrimin e qelizave dhe që është gjithashtu baza e një sëmundjeje gjenetike që prek fëmijët, e quajtur Savi.
Kjo është demonstruar për herë të parë nga një studim i përbashkët nga Universiteti i Kolonjës (Këlnit) dhe Spitali i Fëmijëve Bambino Xhezu (Gesù), i botuar në revistën “Nature”.
Zbulimi hap rrugë të reja në kërkimin e terapive inovative kundër sëmundjeve autoinflamatore, të tilla si SAVI (një vaskulopati e shoqëruar me Sting që fillon në fëmijëri).
Ekipi i udhëhequr nga z. Xhanmaria Likardi (Gianmaria Liccardi), udhëheqës i grupit të ri në Institutin e Biokimisë I dhe i lidhur me Qendrën për Mjekësi Molekulare në Kolonjë (Këln) dhe Clusterin e Ekselencës Cecad për Kërkimin e Plakjes, zbuloi se Sting - një lloj sensori i sistemit imunitar që zbulon praninë e infeksioneve ose dëmtimit qelizor - aktivizon një proteinë tjetër (Zbp1) përgjegjëse për një lloj të veçantë të vdekjes së programuar qelizore të njohur si nekroptozë.
Ky zbulim lidh vdekjen e programuar qelizore me origjinën e sëmundjeve serioze inflamatore.
Studiuesit gjetën prova të qarta të aktivizimit jonormal të vdekjes së programuar qelizore në sëmundjen e Savit.
Bllokimi i këtij procesi në modelet shtazore lehtësoi simptomat, uli ashpërsinë e sëmundjes dhe zgjati ndjeshëm mbijetesën.
“Puna jonë tregon se Sting është gjithashtu një nxitës i drejtpërdrejtë i vdekjes inflamatore të qelizave”, thotë z. Likardi (Liccardi).
Synimi i vdekjes së programuar të qelizave mund të hapë qasje të reja terapeutike jo vetëm për Savin, por edhe për sëmundje të tjera autoinflamatore të lidhura me Sting-un.
Gjetjet kështu hapin rrugën për zhvillimin e barnave të reja që pengojnë vdekjen e programuar të qelizave (veçanërisht nekroptozën), duke u ofruar shpresë pacientëve që vuajnë nga një gamë e gjerë sindromash autoinflamatore të lidhura me Sting-un, të cilat, aktualisht janë të pashërueshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
ความคิดเห็น