UNICEF-i (FONDI I KOMBEVE TË BASHKUARA PËR FËMIJËT): LUFTA NË UKRAINË KA SHKATUAR PASOJA KATASTROFIKE TE FËMIJËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 2 min read

Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | “Më shumë se 2.5 milionë fëmijë ukrainas, më shumë se një e treta e totalit, mbeten të zhvendosur ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e saj të pestë”.
Kështu thuhet në një raport të UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët) - duke specifikuar se të dhënat përfshijnë mbi 791 mijë fëmijë brenda Ukrainës dhe gati 1798 fëmijë që jetojnë si refugjatë jashtë vendit.
Miliona fëmijë dhe familje kanë ikur nga shtëpitë e tyre në kërkim të sigurisë, dhe 1 në 3 fëmijë mbetet i zhvendosur katër vjet pas fillimit të kësaj lufte të pamëshirshme.
Për fëmijët në Ukrainë, siguria është gjithnjë e më e vështirë për t’u arritur, ndërsa sulmet ndaj zonave civile vazhdojnë në të gjithë vendin.
“Në shumë mënyra, lufta i ndjek këta fëmijë”, tha Drejtoresha Rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Rexhina de Dominikis (Regina De Dominicis).
“Shumë fëmijë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre disa herë. Një anketë e kohëve të fundit e UNICEF-it zbuloi se midis të zhvendosurve, 1 në 3 adoleshentë të moshës 15 deri në 19 vjeç raportuan se ishin zhvendosur të paktën dy herë.
Siguria u përmend si arsyeja më e zakonshme për ikjen.
Bombardimet, duke përfshirë sulmet e intensifikuara me rreze të gjatë veprimi, kanë vrarë ose plagosur më shumë se 3200 fëmijë që nga 24 shkurti 2022.
Vitin e kaluar pati një rritje prej 10 përqind të viktimave të fëmijëve krahasuar me vitin 2024, viti i tretë radhazi në të cilin viktimat e fëmijëve të verifikuara nga OKB-ja janë rritur.
Shërbimet në të cilat mbështeten fëmijët janë shkatërruar gjatë katër viteve të fundit dhe janë gjithnjë e më shumë nën presion.
Më shumë se 1700 shkolla dhe objekte të tjera arsimore janë dëmtuar ose shkatërruar, duke lënë 1 në 3 fëmijë të paaftë për të ndjekur shkollën me kohë të plotë.
Sulmet e fundit ndaj infrastrukturës energjetike kanë lënë miliona fëmijë dhe familje që përpiqen të mbijetojnë temperaturat ekstreme nën zero, të detyruar të durojnë ditë pa ngrohje, energji elektrike ose ujë të rrjedhshëm në shtëpi.
Foshnjat dhe të rinjtë | Fëmijët janë më të rrezikuar nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe hipotermia në këto kushte, ndërsa objektet mjekësore po përpiqen të funksionojnë nën sulme dhe energji të reduktuar, me gati 200 objekte mjekësore të dëmtuara ose të shkatërruara vetëm në vitin 2025.
Detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar humanitar duhet të respektohen dhe duhet të merren të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur fëmijët dhe infrastrukturën civile nga e cila ata varen.
Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në siguri dhe kjo e drejtë duhet të respektohet pa përjashtim”, tha Drejtoresha De Dominikis (Dominicis).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments