UNICEF-i: OBEZITETI TEK FËMIJËT ËSHTË FORMA MË E PËRHAPUR E KEQUSHQYERJES NË BOTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 2 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Në Ditën Botërore të Ushqimit, UNICEF-i, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, njoftoi në një deklaratë se këtë vit obeziteti e ka tejkaluar nënpeshën si forma më e përhapur e kequshqyerjes në mbarë botën, duke prekur një në dhjetë fëmijë të moshës shkollore dhe adoleshentë, ose 188 milionë.
Këta fëmijë janë në rrezik nga sëmundje kërcënuese për jetën.
Obeziteti tani e tejkalon nënpeshën në çdo rajon të botës, përveç Afrikës Subsahariane dhe Azisë Jugore.
Sipas UNICEF-it, prevalenca e nënpeshës tek djemtë dhe vajzat e moshës pesë deri në 19 vjeç është ulur që nga viti 2000, nga pothuajse 13 përqind në 9.2 përqind, ndërsa normat e obezitetit janë rritur nga tre përqind në 9.4 përqind.
“Ndërsa kequshqyerja, duke përfshirë kequshqyerjen akute dhe kronike, mbetet një shqetësim i rëndësishëm tek fëmijët nën pesë vjeç në shumicën e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, prevalenca e mbipeshës dhe obezitetit po rritet tek fëmijët dhe adoleshentët në moshë shkollore.
Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme, një në pesë fëmijë dhe adoleshentë midis moshës 5 dhe 19 vjeç në nivel global, ose 391 milionë, janë mbipeshë, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve tani klasifikohen si njerëz që jetojnë me obezitet”, tha një nga subjektet drejtues të UNICEF-it.
“Obeziteti dhe kequshqyerja janë rezultat i mjediseve që shumë shpesh dështojnë të mbrojnë fëmijët, por në vend të kësaj i ekspozojnë ata ndaj rreziqeve të shmangshme.
Për të ndryshuar këtë trend, është thelbësore të ndërtohen mjedise ushqimore më të shëndetshme dhe më të arritshme, të promovohen politika publike efektive dhe të investohet në programe parandaluese dhe informuese”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments