UNICEF-i (FONDI I FËMIJËVE I KOMBEVE TË BASHKUARA): 83 FËMIJË TË VRARË + 254 TË PLAGOSUR NË LIBAN NË 7 DITË LUFTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 9
- 2 min read

Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Përshkallëzimi i vazhdueshëm i armiqësive në Liban dhe numri shkatërrues i viktimave fëmijë janë shkak për shqetësim të madh.
Sipas raporteve të fundit, të paktën 83 fëmijë janë vrarë; 254 janë plagosur; që kur armiqësitë u përshkallëzuan më 2 mars.
Mesatarisht, më shumë se 10 fëmijë janë vrarë çdo ditë në Liban gjatë javës së kaluar dhe afërsisht 36 fëmijë janë plagosur çdo ditë. Alarmi vjen nga UNICEF-i.
Gjatë 28 muajve të fundit, raportohet se janë vrarë 329 fëmijë dhe janë plagosur 1632.
Vetëm në gjashtë ditët e fundit, numri i fëmijëve të vrarë është rritur me 25 përqind, me një shifër dramatike prej 412 fëmijësh të vrarë në total.
“Këto shifra janë tronditëse”, tha z. Eduard Bigbedër (Edouard Beigbeder), Drejtor Rajonal për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Shifrat janë dëshmi të qarta të dëmit që konflikti po u shkakton fëmijëve.
Ndërsa sulmet ushtarake vazhdojnë në të gjithë vendin, fëmijët po vriten dhe plagosen me një ritëm të tmerrshëm, familjet po largohen nga shtëpitë e tyre nga frika dhe mijëra fëmijë po flenë në të ftohtë.
Zhvendosja masive në Liban ka detyruar afërsisht 700 mijë njerëz (përfshirë rreth 200 mijë fëmijë) të largohen nga shtëpitë e tyre, duke iu shtuar dhjetëra mijërave që tashmë janë zhvendosur nga përshkallëzimet e mëparshme.
UNICEF-i u bën thirrje të gjitha palëve të mbrojnë civilët dhe infrastrukturën civile, duke përfshirë shkollat dhe strehimoret, dhe të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.
Ai u bën thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin menjëherë të gjitha përpjekjet e mundshme për të çtensionuar situatën dhe për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme të fëmijëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments