KOLUMBIA E KOKAINËS SHËNOI SUKSESIN E RADHËS | UNICEF-i DENONCOI SE ÇDO 20 ORË NJË FËMIJË REKRUTOHET PËR USHTAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 13
- 2 min read

Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | “Numri i fëmijëve të rekrutuar dhe të përdorur nga grupet e armatosura në Kolumbi është rritur me 300% në pesë vjet, sipas rasteve të verifikuara nga Kombet e Bashkuara, ndërsa përshkallëzimi i dhunës vazhdon të vërë në rrezik dhjetëra mijëra fëmijë”.
Kështu thuhet në një deklaratë të UNICEF-it (Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara).
Sipas të dhënave të fundit të verifikuara nga OKB-ja, të përfshira në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të vitit 2024 mbi fëmijët dhe konfliktin e armatosur, mesatarisht çdo 20 orë një fëmijë rekrutohet dhe përdoret nga grupet e armatosura në Kolumbi.
“Fëmijët në Kolumbi nuk janë vetëm viktima të shkëmbimit të zjarrit, por janë rekrutuar ose përdorur në mënyrë aktive nga grupet e armatosura për vite me radhë. Ndikimi tek ata dhe familjet e tyre ka qenë shkatërrues”.
Kështu tha Përfaqësuesja e UNICEF-it në Kolumbi, Tania Çapuisat (Tanya Chapuisat).
Nevojitet veprim urgjent për të mbrojtur fëmijët nga rekrutimi dhe përdorimi, dhuna seksuale dhe shkelje të tjera të rënda, si dhe ndikimi i ngjarjeve traumatike që kanë pasoja për të gjithë jetën.
Rritja e rekrutimit dhe përdorimit të fëmijëve dhe shkeljeve të tjera të rënda nga grupet e armatosura në Kolumbi nxitet nga dhuna në rritje, varfëria e përhapur, mungesa e arsimit dhe disponueshmëria e kufizuar e infrastrukturës thelbësore dhe shërbimeve sociale në rajone, veçanërisht në zonat rurale.
Fëmijët shpesh detyrohen të rekrutohen për të mbështetur familjet e tyre, për t'i shpëtuar dhunës në familje ose nën kërcënimin e sigurisë së tyre.
Shumë prej tyre rekrutohen dhe përdoren pasi ndahen nga kujdestarët e tyre, të privuar nga mbrojtja dhe mundësitë e mbijetesës.
Grupet e armatosura po përdorin gjithnjë e më shumë mediat sociale për të rekrutuar dhe përdorur fëmijët, shpesh me premtime të rreme për një jetë dhe punë më të mirë.
Pasi bashkohen me grupin, fëmijëve nuk u lejohet të largohen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments