FONDI I FËMIJËVE I KOMBEVE TË BASHKUARA (UNICEF): 180 FËMIJË MBETËN TË VRARË NË IRAN NGA SULMET USHTARAKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 6
- 1 min read

Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Pothuajse 180 fëmijë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në përshkallëzimin ushtarak në Iran.
UNICEF-i ka paralajmëruar për ndikimin vdekjeprurës të konfliktit tek fëmijët.
Midis viktimave janë 168 vajza të vrara kur një sulm goditi shkollën fillore të vajzave Shajareh Tayyebeh, në Minab, në Iranin jugor, më 28 shkurt, ndërsa mësimi ishte në vazhdim.
Sipas raportimeve, shumica e viktimave ishin nxënëse të moshës 7 deri në 12 vjeç.
“Përveç kësaj, 12 fëmijë u vranë në shkolla të tjera në pesë vende të ndryshme në të gjithë Iranin”, thekson UNICEF-i; duke raportuar gjithashtu se të paktën 20 shkolla dhe 10 spitale janë dëmtuar në Iran, duke ndërprerë aksesin e fëmijëve në arsim dhe shërbime thelbësore shëndetësore.
“Këto viktima fëmijësh janë një kujtesë e fortë e brutalitetit të luftës dhe dhunës ndaj fëmijëve, e cila, ndikon në familje dhe komunitete për breza me radhë. Fëmijët dhe shkollat mbrohen nga e drejta ndërkombëtare humanitare dhe duhet të jenë vende të sigurta”, paralajmëron UNICEF-i.
Fondi i OKB-së për Fëmijët u bën thirrje urgjente të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së Drejtës Ndërkombëtare dhe të sigurojnë mbrojtjen e civilëve.
Sipas së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, jeta dhe mirëqenia e fëmijëve duhet të mbrohen gjithmonë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments