UKRAINË | ZV.SEKRETARI I KËSHILLIT TË SIGURISË DAVID ALOJAN (DAVYD ALOIAN): SYNOJMË MARRËVESHJE PËR DRONË ME SHTATË VENDE TË NATO-S DERI NË FUND TË VITIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 41 minutes ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Ukraina synon të nënshkruajë marrëveshje të mëdha mbrojtëse me të paktën shtatë vende të NATO-s deri në fund të vitit, si pjesë e një strategjie të re të politikës së jashtme përmes së cilës Kievi synon të pozicionohet jo vetëm si marrës i ndihmës ushtarake, por edhe si ofrues i ekspertizës, teknologjisë dhe zgjidhjeve operacionale”.
Kështu raportoi enti mediatik britanik “The Guardian”, duke cituar zv.sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Ukrainës (një nga subjektet që janë përgjegjës për të ashtuquajturat marrëveshje për dronë), David Alojan (Davyd Aloian).
Ukraina ka nënshkruar tashmë marrëveshje të tilla me gjashtë vende.
Tre shtete të Gjirit, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari; Azerbajxhanin dhe dy vende të NATO-s, shtetet baltike të Letonisë dhe Lituanisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments