UKRAINË | U DENONCUAN BOMBARDIME NË CENTRALIN BËRTHAMOR TË ZAPORIZHIAS.

Kiev, Ukrainë | “Bombardimet ukrainase në javët e fundit kanë dëmtuar pajisjet e furnizimit me energji të jashtme të centralit bërthamor Zaporizhia në juglindje të Ukrainës, me rezultat që energjia elektrike aktualisht furnizohet nga burime rezervë”.
Kështu kumtoi menaxhmenti i centralit bërthamor.
“Situata është nën kontroll dhe po monitorohet nga stafi i stacionit”, - tha administrata në një deklaratë.
Centrali bërthamor, më i madhi në Evropë me gjashtë reaktorë, nuk gjeneron energji elektrike, por duhet të furnizohet me energji elektrike nga dy lidhje të jashtme për të ruajtur ftohjen e karburantit bërthamor.
Rusia e pushtoi stacionin në javët e para të luftës, e cila filloi në vitin 2022.
Që atëherë si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë akuzuar sistematikisht njëra-tjetrën për veprime ushtarake që rrezikojnë sigurinë bërthamore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments