UKRAINË | NJË DRON RUS GODITI NJË SHKOLLË NË KIEV.

Kiev, Ukrainë | “Një dron rus goditi një ndërtesë shkolle në lagjen Solomianski të Kievit, duke shkaktuar një zjarr.
Në kohën e përplasjes, fëmijët ndodheshin në një strehë kundër sulmeve ajrore”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Ukrainska Pravda”, duke cituar kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Kliçko (Klitschko).
“Fëmijët ishin në strehë. Shërbimet e emergjencës janë duke shkuar në vendngjarje”, - tha kryetari i bashkisë, duke shtuar se mbeturinat e dronit dëmtuan gjithashtu një depo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments