TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: TAKIMI ME SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË NATO-s MARK RUTTE U PËRQENDRUA NË MBROJTJEN AJRORE DHE SITUATËN NË FRONT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 minutes ago
- 1 min read
Ankara, Turqi (Türkiye) | Presidenti Volodimir Zelenski njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Ankara dhe e falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e tij vetjake për Ukrainën dhe popullin ukrainas.
“E informova Markun mbi pasojat e sulmeve ruse në qytetet dhe komunitetet ukrainase.
Ne diskutuam mbrojtjen e popullit tonë nga kërcënimet balistike ruse dhe nevojën për dërgesa urgjente të raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore.
Një pjesë e veçantë e diskutimit tonë u përqendrua në kontributet shtesë nga vendet aleate në iniciativën PURL dhe përpjekjet për të krijuar një koalicion kundër raketave balistike.
Marku vlerësoi sukseset e luftëtarëve tanë në vijën e parë, të cilët vazhdojnë t'i shkaktojnë humbje të rënda Rusisë, si dhe rezultatet e përgjigjeve tona me rreze të gjatë veprimi.
Ne ramë dakord të punojmë shpejt së bashku për të zbatuar gjithçka që u diskutua gjatë takimit”, tha presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments