UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: GODITËM DY RAFINERI RUSE 1500 KM LARG NGA VIJA E FRONTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Operacionet tona me rreze të gjatë veprimi janë përgjigje të sakta dhe të qëndrueshme ndaj luftës së zgjatur dhe sulmeve ndaj qyteteve dhe komuniteteve ukrainase.
Mbrëmë, njësitë e Forcave të Mbrojtjes goditën rafinerinë e Poltavas në rajonin e Krasnodarit.
Distanca deri në objektiv është afërsisht 300 km nga vija e frontit.
Këtë mëngjes, SBU-ja goditi dy rafineri në Ufa, 1500 km nga vija e frontit.
Ne po zbatojmë planin tonë të sanksioneve afatgjata”.
Kështu shkroi presidenti Volodimir Zelenski në rrjetet shoqërore virtuale, duke u bërë thirrje rusëve të mendojnë për diplomacinë e vërtetë, në vend që të përpiqen të mashtrojnë këdo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments