UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SULMI NDAJ MOSKËS ËSHTË PËRGJIGJJA E DUHUR; LUFTA DUHET TË PËRFUNDOJË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 18 hours ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Këtë herë, rajoni i Moskës ndjeu të gjithë kapacitetin e sulmeve me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës.
Rusia duhet të detyrohet të ndërpresë luftën e saj kundër popullit tonë.
Dhe armët me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës janë një komponent i rëndësishëm i këtij presioni”.
Kështu shkroi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke komentuar sulmet e mbrëmshme që goditën një rafineri nafte në një distancë prej 500 kilometrash.
“Ky është një përgjigje e drejtë ndaj sulmeve ruse dhe zgjatja e një lufte që duhet të përfundojë”, tha ai.
Këtë mëngjes, dronët ukrainas me rreze të gjatë veprimi goditën një depo nafte në rajonin Krasnodar të Rusisë dhe shënjestruan rafinerinë më të madhe të Moskës në një sulm në shkallë të gjerë.
E përshkruar si e mbrojtur rëndë nga një sistem i dendur mbrojtjeje ajrore, ajo u dogj në flakë.
E vendosur vetëm 15 kilometra nga Kremlini, Rafineria e Naftës e Moskës, në pronësi të Gazprom Neft-it, furnizon deri në 40% të tregut të karburantit të Moskës dhe rreth 70% të benzinës së konsumuar në Moskë dhe rajonin përreth.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments