UKRAINË | TË PAKTËN 10 TË VDEKUR + 54 TË PLAGOSUR NGA SULMET AJRORE RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Të paktën 10 persona janë vrarë në sulmet ajrore ruse në Kiev mbrëmë”, thanë autoritetet vendore.
“Të paktën 54 persona u plagosën”, sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit, Timur Tkaçenko (Tymur Tkachenko), dhe kryetarit të bashkisë Vitali Kliçko (Klitschko).
Rusia qëlloi dhjetëra raketa balistike dhe kruz drejt Kievit gjatë sulmit, i cili u shoqërua edhe me sulme masive me dronë në disa rajone.
Sulmi shkatërroi ndërtesa banimi, dëmtoi një hotel në qendër të kryeqytetit dhe i vuri flakën ndërtesave shumëkatëshe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments