UKRAINË | NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMET AJRORE RUSE SHKOI NË 24; I TË PLAGOSURVE 55 (PËRFSHIRË 7 FËMIJË).

Kiev, Ukrainë | Numri i të vdekurve në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse vazhdon të rritet.
Të paktën 24 veta janë vrarë deri më tani; 18 prej tyre në një ndërtesë të vetme të shkatërruar nga një raketë në Priluki (Pryluky), në veri të vendit.
“Të paktën 55 persona u plagosën, përfshirë shtatë fëmijë”, raportuan shërbimet e emergjencës.
Gjashtë viktimat e tjera u raportuan në Oleksandria, Kremençuk, qytete në pjesën qendrore të vendit dhe në kryeqytet, Kiev.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments