UKRAINË | MINISTRI I JASHTËM ANDRII SIBIHA (SYBIHA): PO PËRGATITEMI PËR NJË SAMIT TRAMP (TRUMP)-ZELENSKI NË MARGJINAT E OKB-së.

Kiev, Ukrainë | “Po përgatitemi për takimin midis presidentit Volodimir Zelenski dhe presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe besoj se një nga rezultatet kryesore të këtij takimi mund të jetë arritja e një armëpushimi, si në sektorin e energjisë ashtu edhe në Detin e Zi”.
Kështu tha ministri i Jashtëm Andrii Sibiha (Sybiha), i cituar nga entet mediatike vendore, duke shtuar se Ukraina është gati për një armëpushim energjetik, por se Rusia deri më tani nuk ka treguar interes për këtë iniciativë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments