top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINA REFUZON PLANIN INDONEZIAN TË PAQES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 3, 2023
  • 3 min read

Kiev, Ukrainë | Ukraina është gati të nisë kundërofensivën ndaj forcave ruse, tha presidenti Volodimir Zelenski, në një intervistë të botuar të shtunën në gazetën amerikane “Wall Street Journal. Moti i thatë i kësaj periudhe në disa pjesë të vendit, i kishte shtyrë analistët të besonin se operacioni për rikuperimin e territoreve të pushtuara nga trupat ruse mund të ishte i afërt, pavarësisht se vetë Zelenski ka minimizuar mundësinë e një ofensive të ardhshme javët e fundit.


Intervista e së shtunës me presidentin ukrainas erdhi pasi sulmet e shtuara brenda territorit rus morën jetën e dy personave në rajonin e Belgorodit, sipas guvernatorit të tij, Vjaçesllav Gladkov (Vyacheslav Gladkov).


Disa orë më parë, autoritetet ruse në rajon njoftuan evakuimin urgjent të 600 fëmijëve. “Nuk e di sa kohë do të zgjasë. Për të qenë i sinqertë, mund të shkojë në mënyra të ndryshme, krejtësisht të ndryshme. Por ne do ta bëjmë atë dhe jemi gati”, tha z. Zelenski për gazetën amerikane “Wall Street Journal”.


Z. Zelenskiy tha në maj se Ukraina duhej të priste, që të mbërrinin më shumë automjete të blinduara perëndimore, përpara se të fillonte një kundërsulm.


Presidenti ukrainas ka zhvilluar një fushatë diplomatike për ruajtuar mbështetjen perëndimore, duke kërkuar më shumë ndihmë ushtarake, dhe armatime, të cilat do të jenë çelësi për suksesin e objektivave të Kievit në kundërofensivë.


Planet e Ukrainës për një sulm kundër forcave pushtuese ruse po vazhdojnë siç ishte planifikuar, pavarësisht nga një vale e paprecedentë e sulmeve me raketa dhe dron në të gjithë vendin në javët e fundit, tha zëvendësministri i Mbrojtjes për Rojters.


Z. Volodimir Havrilov tha se, së bashku me sulmet me raketa lundrimi, Ukraina ishte përballur me breshëri të përsëritura raketash balistike, gjatë gjithë majit, veçanërisht në qendrat urbane duke përfshirë kryeqytetin Kiev.


Qëllimi kryesor i Rusisë është të ndalojë kundërsulmimin tonë dhe të synojë qendrat vendimmarrëse, tha z. Havrlov në margjinat e Dialogut Shangri-La në Singapor, konferencën më të rëndësishme të sigurisë në Azi.


Ai e quajti përdorimin intensiv të raketave balistike nga Rusia në maj si një “mjet të fundit strategjik” dhe tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës ishin provuar më shumë se 90% efektive, kundër sulmeve ajrore ruse.

Z. Havrilov shtoi se për Moskën, ishte një surprizë e madhe të zbulonte se efektiviteti i raketave të saj balistike ishte pothuajse zero kundër sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore, të cilat i morëm nga partnerët tanë.


Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania i kanë ofruar Ukrainës bateri të avancuara të raketave “Patroit”. Ukraina kishte marrë tashmë sisteme të avancuara me rreze më të shkurtër veprimi, si “NASAMS” dhe “IRIS-T”, nga aleatët e saj perëndimorë.


Ai deklaroi se breshëritë e raketave nuk kishin ndikuar në orarin e Kievit për kundërofensivë. “Asgjë nuk mund të ndalojë përpjekjet tona, dëshirën tonë dhe besimin tonë se ne do ta fitojmë këtë luftë”, shtoi ai, duke deklaruar se Ukraina “fillon kundërofensivën, me ambicien për të çliruar territoret tona këtë vit”.


Javët e fundit, Ukraina ka shtuar sulmet e saj në depot ruse të municionit dhe rrugët logjistike.


KIEVI KUNDËSHTON PLANIN E PAQES INDONEZIAN.


Ministri i Mbrojtjes i Indonezisë Prabowo Subianto, propozoi të shtunën një plan paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke bërë thirrje për një zonë të çmilitarizuar, dhe një referendum të Kombeve të Bashkuara, për ato që ai i përshkroi si “zona të diskutueshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko e hodhi poshtë planin, duke përsëritur qëndrimin e Kievit se Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.


Z. Subianto u bëri thirrje zyrtarëve ushtarakë dhe të mbrojtjes nga e gjithë bota, të cilët janë mbledhur në Singapor për “Dialogun Shangri-La”, të lëshojnë një deklaratë duke bërë thirrje për një ndërprerje të armiqësive.


Indonezia propozoi një plan me shumë pika që përfshinte një armëpushim dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar që do të krijohej nga të dyja ushtritë duke u tërhequr 15 kilometra (afërsisht 10 milje) nga pozicionet përpara të secilës palë.


Zona e çmilitarizuar duhet të vëzhgohet dhe monitorohet nga paqeruajtësit e vendosur nga OKB-ja, tha ai, duke shtuar se një referendum i OKB-së duhet të mbahet “për të përcaktuar objektivisht dëshirat e shumicës së banorëve të zonave të ndryshme të diskutueshme.


Z. Nikolenko pretendoi se Rusia kishte kryer një akt agresioni, duke pushtuar territoret ukrainase dhe se çdo propozim armëpushimi do t'i lejonte Moskës të rigrupohej dhe të forcohej. “Nuk ka territore të diskutueshme midis Ukrainës dhe Federatës Ruse për të mbajtur referendume atje”, tha ai, duke shtuar se në territoret e pushtuara, ushtria ruse kryen krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Rusia tani po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme të prishë kundërsulmin e Ukrainës.

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page