PARLAMENTARËT AMERIKANË PROPOZOJNË KORINA MAKADO-n PËR ÇMIMIN NOBEL PËR PAQEN | UDHËHEQËSJA VENEZUELIANE PËRBALLET ME KËRCËNIME PËR TË MBROJTUR POPULLIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 27, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Një grup deputetësh të Shteteve të Bashkuara kanë propozuar nominimin e udhëheqëses së opozitës venezueliane Maria Korina Makado (María Corina Machado) për Çmimin Nobel për Paqen.
Politikanët amerikanë theksuan se udhëheqja paqësore e znj. Makado (Machado) është një fener shprese dhe elasticiteti për popullin venezuelian dhe përfaqëson një mishërim të vërtetë të Çmimit.
Për ligjvënësit amerikanë, kontributet e saj për rivendosjen e demokracisë në Venezuelë janë të jashtëzakonshme, pavarësisht kërcënimeve dhe rreziqeve me të cilat përballet.
Në letrën dërguar Komitetit të Nobelit në Norvegji, senatorët Rik Skat (Rick Scott) dhe Marko (Marco) Rubio, së bashku me ligjvënësit Mario Díaz-Balart, María Elvira Salazar, Maikll Uollc (Michael Waltz), nill Dan (Neal Dunn), Bairën Danllds (Byron Donalds) dhe Karlos (Carlos) Giménez theksojnë se në punën e tyre si politikanë, lufta për demokracinë dhe të drejtat e njeriut përballë regjimeve diktatoriale në hemisferën perëndimore, rrallëherë kane qenë dëshmitarë të një guximi, vetëmohimi dhe kuptimi të fortë të moralit si te znj. Makado (Machado).
Pak ditë më parë, katër presidentë të Universitetit të Floridës kishin bërë të njëjtin propozim për znj. Makado (Machado).
Komisioni fillon përzgjedhjen e kandidatëve në muajin shkurt dhe pas hartimit të një liste të shkurtër, shpall fituesit në fund të vitit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments