top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REVISTA “TIME”: UDHËHEQËSJA E OPOZITËS VENEZUELIANE MARIA KORINA MAKADO (MARÍA CORINA MACHADO) NDËR 100 NJERËZIT MË ME NDIKIM NË BOTË NË VITIN 2025.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 17
  • 1 min read
ree

Karakas, Venezuelë | Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio përsëriti mbështetjen e tij të hapur për udhëheqësen e opozitës venezueliane Maria Korina Makado (María Corina Machado), e cila, u emërua në listën e revistës “Time” të 100 njerëzve më me ndikim në botë në vitin 2025.

 

Kam nderin të shkruaj këtë homazhe të shkurtër për Maria Korina Makado (Corina Machado), me rastin e njohjes së saj nga Time.

 

Maria Korina Makado, Zonja e Hekurt e Venezuelës, është personifikimi i qëndrueshmërisë, këmbënguljes dhe patriotizmit.


Maria Corina kurrë nuk ka hequr dorë nga misioni i saj për të luftuar për një Venezuelë të lirë, të drejtë dhe demokratike.


Gjatë vitit të kaluar, vendosmëria e saj është përballur me sfida të paprecedenta, duke u përballur me guxim me përpjekjet e regjimit të (Nikolas) Maduros për të minuar vullnetin e popullit venezuelian”, tha ai, duke iu referuar zgjedhjeve të 28 korrikut të vitit 2024, të cilat, i dhanë një fitore të diskutueshme.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page