top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UDHËHEQËSI SUPREM KHAMENEI FOLI PËRPARA BESIMTARËVE ME PUSHKË NË DORË | SULMIN TERRORIST TË 7 TETORIT 2023 NDAJ POPULLSISË CIVILE E KONSIDEROI LEGJITIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 4, 2024
  • 5 min read

Teheran, Irani | Ajatollahu, pas gati 5 vitesh, kryen lutjen e lartë javore, të paraprirë nga një ceremoni përkujtimore iraniane për nder të Nasrallahut të varrosur në një vend sekret.

 

Sulmet ajrore të natës izraelite në Bejrut synonin një takim në të cilin pasardhësi i mundshëm i Nasrallah, Hashem Safieddine, po merrte pjesë me udhëheqës të tjerë të rëndësishëm të Hezbollahut, të cilët u përgjigjën me sulme me raketa në Haifa.

 

Kështu shkruan enti mediatik amerikan Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times), duke cituar tre zyrtarë anonimë izraelitë, duke saktësuar se takimi është zhvilluar në një bunker nëntokësor në lagjen Dahiyeh.

 

Nuk është ende e qartë nëse z. Safieddine u plagos në sulmin izraelit, i cili u raportua nga mediat lokale si një nga më të rëndat në vitin e kaluar.

 

Lajmi u raportua edhe nga gazeta Times of Israel, pak orë para përkujtimit të liderit të ndjerë të Hezbollahut në Teheran, Hassan Nasrallah, i vrarë nga bombat izraelite më 27 shtator.

 

Gjatë ceremonisë, Ajatollah Khameni e përkufizoi sulmin e Hamasit më 7 tetor si legjitim dhe premtoi se do të godasë përsëri shtetin hebre nëse është e nevojshme.

 

Rreth 100 militantë të Hezbollahut janë vrarë gjatë operacioneve izraelite në Libanin jugor në ditët e fundit, thonë forcat e Tel Avivit.

 

Raportohet se janë gjetur gjithashtu dhjetëra armë të lëna nga Partia e Zotit gjatë operacioneve në fshatrat në Libanin jugor.

 

Ushtria publikoi një video që tregon lëshuesit e raketave antitank, municione dhe armë të tjera të gjetura në shtëpitë e një fshati në Libanin jugor nga trupat e Brigadës 188 të Blinduar.

 

Nuk ka viktima në sulmin e Hezbollahut.

Ndërkohë, rreth 20 raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit verior sot, shumica e të cilave u kapën.

 

Këtë e kanë deklaruar forcat e mbrojtjes izraelite në një deklaratë, pa shënuar viktima.

 

Pas aktivizimit të sirenave kundërajrore në zonën e Haifa, në Izraelin verior, rreth 20 lëshime u zbuluan duke kaluar territorin libanez. Shumica e lëshimeve u kapën nga forcat ajrore, pjesa tjetër ra në një zonë të hapur”, tha ushtria izraelite (IDF), duke shtuar se disa predha u qëlluan nga Libani në zonën e Galilesë së Sipërme, shumica e të cilave u kapën.

 

Udhëheqësi Suprem Khamenei iu drejtua turmës duke lexuar fjalimin e tij të shkurtër ndërsa qëndronte me një pushkë pranë tij.

 

Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin në veri të Izraelit, duke thënë se luftëtarët e tij sulmuan qytetin e Haifës me raketa në mëngjes.

 

Një deklaratë nga grupi i armatosur libanez në Telegram tha se sulmi u krye në orën 7 të mëngjesit (04:00 GMT) në përgjigje të sulmeve izraelite kundër libanezëve dhe palestinezëve, duke vlerësuar rezistencën e tyre të guximshme dhe të ndershme. Për momentin nuk ka raportime për viktima, të lënduar apo dëme.

 

Në këto orë kreu i diplomacisë iraniane, Abbas Araghchi, ka mbërritur në Bejrut, raporton agjencia kombëtare e lajmeve libaneze, duke nënvizuar se kjo është vizita e parë në Liban nga një zyrtar i lartë iranian që nga vrasja e Nasrallahut, e përkujtuar sot në Teheran nga Ajatollah Khamenei para namazit të së premtes, i cili, nuk kishte udhëhequr një ceremoni fetare që nga muaji janar i vitit 2020, pas një sulmi me raketa iraniane në dy baza që strehonin amerikanët në Irak, si hakmarrje për sulmin nga një dron amerikan që sapo kishte vrarë gjeneralin iranian në Bagdad Kasem Sulejmani (Qassem Soleimani).

 

Udhëheqësi suprem iranian, gjatë predikimit, përsëriti se sulmi raketor i Iranit ndaj Izraelit është legjitim dhe respekton ligjin dhe është përgjigje ndaj krimeve të Izraelit.

 

Veprimi i ndërmarrë nga forcat tona të armatosura ishte vetëm një veprim i vogël në krahasim me krimet e kryera nga regjimi izraelit”, vazhdoi Khamenei, me një pushkë në krah, nëse është e nevojshme, në të ardhmen, ne do të godasim përsëri regjimin izraelit.

 

Dhe sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor ishte gjithashtu legjitim”, sipas Khameneit.

 

Çdo vend, çdo popull ka të drejtën përfundimtare të mbrohet nga tirania supreme”, deklaroi udhëheqësi suprem iranian Khamenei, sipas të cilit, sulmi me raketa përfaqësonte dënimin minimal dhe se vendi i tij nuk do të vonojë ose do të nxitojë të kryejë detyrat e tij në përballjen me Izraelin.

 

Khamenei foli në xhaminë e madhe të Teheranit, përpara mijëra besimtarëve që mbanin portrete të udhëheqësve të vrarë të të ashtuquajturit bosht i rezistencës iraniane - i cili përfshin Hezbollahun, Huthitë në Jemen dhe grupe të shumta në Siri dhe Irak - kundër Izraelit dhe Shtetet e Bashkuara.

 

Një burim i afërt me Hezbollahun tha se udhëheqësi i ndjerë Hassan Nasrallah u varros përkohësisht në një vend të pazbuluar nga frika se funerali i tij do të ishte në shënjestër të Izraelit.

 

Ne mund të shmangim një luftë totale në Lindjen e Mesme”, tha presidenti i SHBA Xhëu Baidn (Joe Biden), i pyetur mbi këtë temë në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar i frikësohet konfliktit në shkallë të gjerë në rajon.

 

Unë nuk mendoj se do të ketë një luftë totale. Unë mendoj se ne mund ta shmangim atë. Por ka ende shumë për të bërë”, i tha ai shtypit.

 

Ndërkohë, sipas asaj që deklaroi ministri palestinez i Shëndetësisë, të paktën 18 veta u vranë dje në kampin e refugjatëve Tulkarm në Bregun Perëndimor, pas një sulmi ajror që sipas ushtrisë izraelite vrau një udhëheqës lokal të Hamasit.

 

Një burim palestinez sigurie i tha entit mediatik AFP se sulmi ajror ishte më vdekjeprurësi në Bregun Perëndimor që nga viti 2000.

 

Tetëmbëdhjetë dëshmorë pas bombardimit të kampit Tulkarm nga okupimi”, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze në llogarinë e saj Telegram.

 

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin në qytetin në Bregun Perëndimor verior, duke e përshkruar atë si një operacion të përbashkët të kryer nga shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet dhe forcat ajrore, sipas një deklarate të shkurtër të ushtrisë.

 

Ushtria izraelite tha më vonë se sulmi vrau një udhëheqës të Hamasit në Tulkarm, Zahi Yaser Abd al-Razeq Oufi.

 

Në orët e para të ditës, një sulm izraelit goditi zonën pranë pikës kufitare Masnaa në Liban me Sirinë.

 

Kështu ka bërë të ditur ministri libanez i Transportit, Ali Hamieh, duke saktësuar se dëmet e shkaktuara nga bombat kanë shkaktuar ndërprerjen e një rruge të përdorur nga qindra mijëra njerëz për t'i shpëtuar bombardimeve izraelite të Libanit.

 

Për momentin nuk ka asnjë lajm për viktima apo të lënduar.

 

Ministri libanez i Transportit Ali Hamieh gjithashtu raportoi një krater katër metra të gjerë që ishte krijuar përgjatë rrugës tranzite për në Siri, në anën libaneze të kufirit, duke ndërprerë tranzitin e mijëra civilëve të arratisur.

 

Sulmi izraelit u justifikua nga një zëdhënës ushtarak i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, duke akuzuar grupin terrorist libanez Hezbollah për përdorimin e vendkalimit për të transportuar pajisje ushtarake në Liban.

 

IDF nuk do të lejojë kontrabandën e këtyre armëve dhe nuk do të hezitojë të veprojë nëse detyrohet ta bëjë këtë, siç ka bërë gjatë gjithë kësaj lufte”, tha zëdhënësi i Ushtrisë Izrelite (IDF), Avichay Adraee në një postim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page