top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN PRITI NË MOSKË MINISTRIN SIRIAN TË JASHTËM DHE TË MBROJTJES | NË TAKIM U DISKUTUA BASHKËPUNIMI USHTARAKO-TEKNIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read
ree

Damask, Siri | Ministri i Jashtëm i Qeverisë Tranzitore Siriane, Asaad al-Shaibani, dhe Ministri i Mbrojtjes Murhaf Abu Kasra (Qasra) diskutuan mënyrat për të zhvilluar një partneritet dypalësh ushtarako-teknik me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë”.


Kështu raportoi agjencia siriane e lajmeve “Sana” (Agjencia Arabe e Lajmeve Siriane, e cila, është agjencia zyrtare shtetërore e lajmeve të Sirisë. Ajo vepron nën mbikëqyrjen e Ministrisë Siriane të Informacionit dhe shërben si institucioni kryesor mediatik i shtetit), e cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”, e cila, specifikoi se shërbimi për shtyp i Kremlinit nuk ka raportuar ende për kontakte të tilla.


Bashkëpunimi në mbrojtje me Rusinë synon të forcojë sigurinë dhe stabilitetin në Siri dhe në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme”, thuhet në raportin mediatik.


Bisedimet u përqendruan në forcimin e kapacitetit mbrojtës të ushtrisë siriane përmes modernizimit të pajisjeve ushtarake dhe futjes së zhvillimeve moderne, si dhe transferimit të përvojës ushtarako-teknike.


Theks i veçantë u vu në natyrën strategjike të bashkëpunimit në kompleksin ushtarako-industrial.


Duke diskutuar ngjarjet e fundit rajonale dhe globale, të dyja palët theksuan rëndësinë e koordinimit politik dhe diplomatik midis Damaskut dhe Moskës në forumet ndërkombëtare.


Në takim u diskutuan perspektivat për zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve, projektet për restaurimin dhe zhvillimin e infrastrukturës ekonomike dhe tërheqjen e investimeve në Siri, deklaroi agjencia.


Zgjerimi i tregtisë dhe partneriteteve dypalëshe me Rusinë synon të ketë një ndikim pozitiv në ekonominë siriane dhe të kontribuojë në përmirësimin e standardit të jetesës së popullsisë”, thuhet me tej në raport.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page