UASHINGTON: U ARRESTUA ELIAS RODRIGUEZ | AKUZOHET SE SHTIU ME ARMË ZJARRI NDAJ DY PUNONJËSVE TË AMBASADËS SË IZRAELIT; JARON LISÇINSKIT (YARON LISCHINSKY) DHE SARAH MILGRIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington.
Konfirmimi vjen nga sekretarja e Sigurisë Kombëtare e ShBA-ës, Kristi Noem.
“Dy punonjës të ambasadës izraelite u vranë pa kuptim pranë Muzeut Hebraik në Uashington DC”, shkroi ajo në rrjetin social virtual Iks (X).
“Po hetojmë për të mbledhur më shumë informacion për të ndarë. Lutemi për familjet e viktimave. Do ta nxjerrim autorin para drejtësisë”, tha ajo.
Sipas zyrtarëve që folën për mediat vendore, një burrë u pa duke ecur pranë Muzeut Hebraik në Uashington përpara se të hapte zjarr, duke goditur një burrë dhe një grua.
I dyshuari thuhet gjithashtu se bërtiti “Liri për Palestinën” gjatë arrestimit të tij.
Burri i arrestuar në lidhje me sulmin në Uashington që i kushtoi jetën dy punonjësve të ambasadës izraelite është një 30-vjeçar nga Çikago, Elias Rodriguez.
Kjo u njoftua nga kreu i policisë metropolitane të kryeqytetit, Pamela Smith, siç raportohet nga mediat ndërkombëtare.
“Ambasadori i Izraelit në Uashington, Ieçil (Yechiel) Leiter, tha se viktimat e sulmit të mbrëmshëm jashtë Muzeut Hebraik në kryeqytetin amerikan ishin një çift që ishin gati të fejoheshin”, raporton gazeta britanike Rojatri (The Guardian).
“Burri kishte blerë një unazë këtë javë me qëllimin për t'i propozuar martesë javën tjetër në Jerusalem”, shtoi gazeta.
Burri i akuzuar për vrasjen e një çifti të rinjsh që punonin për ambasadën izraelite në Uashington jashtë Muzeut Hebraik në kryeqytetin amerikan të mërkurën në mbrëmje priti rreth 10 minuta që të mbërrinte policia dhe më pas u dorëzua, duke u thënë atyre: “E bëra, e bëra për Gazën. Çlironi Palestinën”, tha për transmetuesin televiziv “CNN” një dëshmitare okulare, Sara Marinuçi (Marinuzzi).
“Sipas gruas, burri u shtir sikur ishte dëshmitar i sulmit: vrasësi i kërkoi sigurisë së muzeut të telefononte policinë dhe rojet e sigurisë i ofruan ujë, duke u përpjekur ta ngushëllonin”, tha znj. Marinyçi (Marinuzzi).
“Ai po sillej mjaft çrregullt, (rojet) menduan se kishte qenë dëshmitar i të shtënave”, tha ajo.
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Policia vendore arrestoi:
1- Z. Elias Rodriguez, me moshë 30 vjeç, nga Çikago, i cili, nuk ishte i njohur më parë për autoritetet e zbatimit të ligjit.
Ai është hetim penal paraprak për vrasjen e punonjësve të ambasadës së Izraelit në Uashington, konkretisht të z. Jaron Lisçinski (Yaron Lischinsky) dhe znjsh. Sarah Milgrim.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント