UASHINGTON | PARTIA PËR SOCIALIZËM DHE ÇLIRIM ËSHTË PJESË E NJË VALE PROTESTASH QË PO ZHVILLOHEN NË MBI 70 QYTETE TË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 3
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Ekziston gjithashtu një Amerikë që po del në rrugë për të protestuar kundër operacionit ushtarak të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në Venezuelë dhe kapjes së Presidentit Nikolas (Nicolás) Maduro dhe bashkëshotes së tij.
Më shumë se njëqind njerëz u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë këtë pasdite, duke mbajtur pankarta të verdha ku shkruhej:
1- “Jo luftës së ShBA-ës në Venezuelë”.
2- “Jo gjak për naftë”.
3- “ShBA, duart larg nga Amerika Latine”.
Protestuesit brohorisnin dhe valëvitnin flamuj të Venezuelës.
Disa folës paralajmëruan kundër ndërhyrjes së ShBA-ës në përgjithësi, duke përmendur Irakun dhe Afganistanin.
Presidenti, megjithatë, është në Mar-a-Lago.
Demonstrata në Uashington, e organizuar nga Partia për Socializëm dhe Çlirim, është pjesë e një vale protestash që po zhvillohen në mbi 70 qytete të ShBA-ës.
Në Jorkun e Ri, një turmë u mblodh në Sheshin e Kohërave (Times Square), përpara Zyrës së Rekrutimit të Ushtrisë Amerikane, duke mbajtur pankarta kundër luftës në Venezuelë.
Në Boston, protestuesit brohoritën:
1- “Jo më gjak për naftë”.
2- “Larg duart nga toka venezueliane”.
Ata mbanin pankarta ku shkruhej:
1- “Venezuela nuk është problemi. Është Perandoria”.
2- “Jo luftës në Venezuelë”.
Në Minneapolis, një turmë i bëri ballë të ftohtit për të protestuar, duke valëvitur flamurin venezuelan dhe duke mbajtur pankarta ku shkruhej:
1- “Liri për Presidentin Maduro”.
Protesta më të vogla u zhvilluan gjithashtu në Atlanta, me të tjera të planifikuara për sonte në Çikago dhe Los Anxhelos.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments