top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHEF I SHTABIT TË PËRBASHKËT TË USHTRISË AMERIKANE GJENERALI DAN KEIN (CAINE): OPERACIONI AMERIKAN NË VENEZUELË U KODUA “VENDOSMËRI ABSOLUTE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Gjenerali Dan Kein (Caine), Shef i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, tha se misioni ushtarak në Venezuelë u nis me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë dhe zbuloi se operacioni u kodua “Vendosmëri Absolute”.


Shefi i Shtabit Kein (Caine) tha se një grup tjetër helikopterësh u thirr për të nxjerrë kreun e Venezuelës dhe bashkëshorten e tij, të cilët, përballeshin me zjarr armik gjatë rrugës.


Ai shpjegoi se i gjithë operacioni zgjati rreth dy orë e 20 minuta.


Gjenerali raportoi se helikopterë luftarakë amerikanë çmontuan mbrojtjen ajrore të Venezuelës në mënyrë që helikopterët ushtarakë amerikanë të mund të hynin në Karakas.


Një nga helikopterët tanë u godit, por mbeti i aftë për fluturim”, tha ai.


Anëtari më i ri i ekuipazhit ishte 20 vjeç, më i vjetri 49 vjeç”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page