U ZHDUK VAJZA ADOLESHENTE E MILIARDERËVE | POLICIA E KONSIDERON PËRDORUESE DROGE DHE TË STREHUAR NË NJË NGA LAGJET MË TË RREZIKSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26, 2024
- 1 min read
Shën Françesk, Amerikë | Vajza adoleshente e miliarderit bashkëthemelues të kompanisë softuerike Slack Technologies është zhdukur dhe policia ka frikë se ajo mund të ketë ikur në një nga lagjet më të rrezikshme të Shën françeskut (San Franciskos).
Këtë e kanë raportuar mediat amerikane.
16-vjeçari Mint Batërfilld (Butterfield) është vajza e kanadezit Stjuart Batërfilld (Stewart Butterfield) - ish-CEO i Slack - dhe ish-bashkëshortes së tij, miliarderes bashkëthemeluese të Flickr, Katerina Feik (Caterina Fake).
Vajza u pa për herë të fundit të dielën në Bolinas, Kaliforni dhe nëna e saj e raportoi të zhdukur të hënën, sipas mediave lokale.
Autoritetet kanë frikë se ajo është në lagjen Tenderloin të Shën Françeskut (San Franciskos), rreth 30 milje (50 km) nga Bolinas, i tha NBC News një zyrtar i zbatimit të ligjit i njohur me rastin.
Zyrtarët lokalë i thanë mediave se adoleshentja ka përdorur drogë në të kaluarën dhe dihet se frekuenton Tenderloin, një zonë me krim të lartë, e njohur për trafikun e drogës.
Sipas NBC, 16-vjeçarja jetonte me nënën e saj në momentin e zhdukjes dhe ishte duke ndjekur një shkollë private lokale me konvikt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















