top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR GJEORGJIANËT LEVAN KIRIA; TENGIZ NATCHKEBIA (NATÇKEBIA); NOSHREVANI KUTALIA; YOUSUF (JUSUF) BOZKURT | AKUZOHEN SE GRABITËN ME DHUNË 200 MIJË € NË ISH-BLLOK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 11, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Levan Kiria.

2- Z. Tengiz Natchkebia (Natçkebia).

3- Z. Noshrevani Kutalia.

4- Z. Yousuf (Jusuf) Bozkurt.

 

Ata janë subjekte me shtetësi gjeorgjiane.

 

Ata dyshohen se vodhën 200 mijë € në zonën e ish-Bllokut të udhëheqjes titisto-stalinisto-pol potiste në datën 4 tetor 2024.

 

Gjatë zhvillimit të hetimeve paraprake u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një motomjeti.

 

Po kryen veprime të parashikuara nga legjislacioni procedurial penal për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit, i cili, u përdor në kryerjen e aktit kriminal.

 

Taksisti që ra pre e grabitjes ishte duke parkuar automjetin e tij. Sipas informacioneve paraprake, autorët thyen xhamin e pasëm të taksisë dhe morën një qese me rreth 200 mijë €.

 

Taksisti punonte si një korrier i një pike të këmbimit valutor dhe shumën e të hollave e mori nga një zyrë e këmbimit valuator (exchange) për t’i dërguar më pas në bankë.

 

Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 04.10.2024, ku në zonën e ish-Bllokut, disa shtetas kanë vjedhur një shumë parash në një taksi, kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes e identifikimin e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Taxi".

 

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj vjedhje janë shtetasit L. K., 30 vjeç, T. N., 36 vjeç, N. K., 30 vjeç, dhe Y. B., 31 vjeç, me shtetësi gjeorgjiane, për të cilët po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page