U SHPALL NË KËRKIM POLICOR KRESHNIK DRISHTI | AKUZOHET SE MERRTE MAKINA LUKSOZE ME QIRA DHE MË PAS I SHISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 20, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërmim policor:
1- Z. Kreshnik Drishti, me moshë 37 vjeç.
Ai akuzohet se ka krijuar një skemë mashtrimi për marrjen e automjeteve me me qira, të cilat më pas i shiste.
Falë kësaj skeme mashtrimi ai ka arritur të vjedhë me dhjetëra automjete luksoze, të cilat i merrte me qira dhe nuk i dorëzonte te qiradhënësi, por i shiste te palë të treta me kontratë noteriale.
Me qëllim përmbushjen me sukses të qëllimeve kriminale procedurat i kryente në zyrën e noteres Xhoana Omari.
Nga hetimet u konstatua se kontratat ishin të rregullta. Te vendi i rezervuar për nënshkrimin e shitësit vendosej firma e pronarit të vërtetë të automjetit, e cila, falsifikohej.
Gjatë hetimeve noterja Omari ka deklaruar se nuk e kishte idenë se kontratat ishin me firmë të falsifikuar, duke u justifikuar se me z. Drishti kishte shumë kohë që bashkëpunonte dhe kishte krijuar besim.
Ajo po hetohet penalisht në gjendje të lirë.
Denoncime për këtë skemë vjedhjeje ka nga Tirana, Durrësi, Fieri, etj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















