top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U SHPALL NË KËRKIM POLICOR GENTJAN MARKAJ: AKUZOHET SE SHTIU ME ARMË ZJARRI NDAJ LOKALIT TË FATJON STAKAJT.

Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Gentjan Markaj.

 

Ai akuzohet se shtiu me armë zjarri në drejtim të një lokali në Kurbin, i cili ndodhej në pronësi të z. Fatjon Stakaj.

 

Nga të shtënat nuk pati viktima.As të plagosur.

Akti kriminal dyshohet se ngjau për motive të dobëta.

 

Njoftim | Rreth orës 11:00, shtetasi G. M., 33 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit F. S. Nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me grupin hetimor.

 

Autori i dyshuar, shtetasi G. M., sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.

 

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe në ndihmë janë nisur menjëherë Forcat Speciale Renea dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe sekuestrimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page