top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U SHOQËRUA NË GJKKO JOSHKO ÇERVENKOVSKI | DYSHOHET SE KA MONTUAR MINËN QË VRAU VAJDIN LAMEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 10, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Z. Joshko Çervenkovski u ndalua nga autoritetet shqiptare të hetimit dhe të ndjekjes penale. Ndalimi i tij u krye mbështetur mbi deklarimet e z. Luftar Reçi, aktualisht bashkëpunëtor i Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Z. Çervenkovski dyshohet se ka montuar mjetin shpërthyes nga largësia (bombë me telekomandë), që u vendos në ashensorin ku mbeti i vrarë z. Vajdin Lamaj, dhe z. Artan Arsi, akt kriminal i nodhur në muajin shkurt, të vitit 2005. Kjo është foto ekskluzive e Joshko Çervenkovskit në ambientet e gjykatës, i rrethuar me forca policie dhe i shfaqur krejt papritur në gjyq. Z. Luftar Reçi, në dëshminë e tij ka thënë se: 1- … kujtoj se ka qenë muaji shkurt i vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular, shtetasi Lulzim Berisha. Luli më tha më gjej mua nga ato të nëntat (që ishin kallëpe tritoli), ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë, për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë, për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij, dhe unë nuk lejova shpërthimin, sepse nuk doja të vrisja fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje, se më kishte treguar vetë, dhe kishte mësuar nga unë se Joshko më kishte përgatitu minat për ngjarjen e Dibrës, dhe për këtë arsye më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im, i cili është vrarë në vitin 2002. Për këtë minë kam paguar 1600 euro. Kur shkova tek piceria e Lulit, kam gjetur Lulin, Lentin dhe një person tjetër që qëndronte si roje te dera. Në piceri u ulëm tek një nga tavolinat dhe diskutuam për montimin e minës dhe gjetjen e një eksplozivi, …”. 2- Pas pak kohe Luli, Lenti, Indriti, Joshko dhe unë shkuam te shtëpia e motrës së Lulit që quhej J. Ishte një shtëpi trekatëshe me shkallë nga jashtë në oborrin e saj ishte parkuar një makinë BMW X5 me ngjyrë të zezë. Në kat të parë ishte një garazh ku u futëm për të përgatitur lëndën plasëse. Joshko ka bërë përgatitjen e minës, pasi ai kishte njohuri të posaçme. Indriti tha se këtë tritol do ta përdorim për ta vendosur në një makinë, e cila do të vendoset afër një tjetre për të shpërthyer. 3- “ …në vitin 2013, në burgun e Peqinit. Viktori me tha se edhe kur u vra Vajdini, unë nga burgu i gjeta njeriun që e mbaroi punën e vrasjes së Vajdinit, se ata nuk ja kanë haberin, … Në lidhje me këtë çështje, të pandehur janë marrë: 1- Z. Viktor Bajraktari (Imeraj). 2- Emiljano Shullazi. 3- Indrit Taullai. 4- Lulzim Berisha. 5- Plarent Dervishaj. 6- Indrit Rusi. 7- Luftar Reçi. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page