top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U PËRPOQ TË TRAFIKONTE 32.7 KG DROGË DREJT KOSOVËS | U ARRESTUA JETMIR KRASNIQI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 14, 2023
  • 1 min read

PKK Qafë Prush, Kukës, Shqipëri | Z. Jetmir Krasniqi, u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Korridori”.


Posta e Kalimit Kufitar Qafë Prush, bazuar në inteligjencën policore të siguruar në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe me Prokurorinë e Kukësit, gjetën dhe sekuestruan:


1- Rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike hashash (cannabis sativa).

2- Automjetin tip “Peugeot” me të cilin transportohej sasia e sipërcituar e drogës.


Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, u kapen menjëherë, në Kosovë, 2 prej të dyshuarve si organizatorë të sigurimit dhe të trafikimit të bimëve narkotike.


Strukturat për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i hetimeve, kanë identifikuar 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast. Vijon puna për kapjen e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com| Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page