top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U NDA NGA JETA NJË STUDENTE QË DONTE TË NDIHMONTE TË TJERËT DUKE DHURUAR GJAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 1, 2024
  • 1 min read

Korçë, Shqipëri | Znjsh. Darda Dhimo, studente e psikologjisë, vdiq dje (ajo ishte diagnostikuar me leuçemi akute).

Është shumë e çuditshme mënyra se si e kam marrë vesh. Herën e parë doja të jepja gjak për një kushëririn tim që kishte pësuar aksident. Por duke bërë analizën, një infermiere më afrohet dhe më thotë se ti nuk mund të japësh gjak. Disa muaj pas kësaj, në shkollën tonë erdhën disa përfaqësues të Kryqit të Kuq të cilët po bënin një fushatë dhurimi gjaku për fëmijët që vuajnë nga talasemia, mendova se gjaku im do të jetë më mirë dhe se hemoglobina do ishte rritur. Aty tentova të dhuroja për herë të dytë. Por infermierja vuri re se hemoglobina ishte ulur. Dhe pas kësaj kam bërë muaj për mua analiza dhe mendova se vuaja nga anemia. Derisa u takova me një mjek në Tiranë, dhe aty marr vesh pas një kohe shumë të gjatë. Mua më duket e gjitha kjo si mrekulli dhe si diçka e pabesueshme, pasi e kam zbuluar pa pasur akoma asnjë shenjë. E zbulova në qershor të këtij viti, dhe sa kisha mbyllur provimet, në ditën e parë të pushimeve mora vesh për këtë. Kam mbaruar vitin e parë të Psikologjisë, por duke qenë se po ndjek procesin e kimioterapisë dhe të gjitha dhe aktualisht akoma nuk kam marrë një përgjigje se si do ta zhvilloj ndjekjen e mësimeve, dhe shpresoj që të krijohet një mundësi për ndjekjen online”, deklaroi ajo gjatë një prononcimi.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page