U LËSHUA URDHËRI I PARË GJYQËSOR NDËRKOMBËTAR PËR SEKUESTRIMIN E NJË PRONE TË PATUNDSHME QË GJENDET NË DUBAI (ISHULLI I QUAJTUR “TAJVAN” NË PRONËSI TË RAFALE IMERIALES).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 17, 2024
- 2 min read
Romë, Itali | Ishulli, i quajtur “Tajvan”, u ble në vitin 2008 nga z. Raffaele Imperiale, një udhëheqës i njohur klani kriminal, i arrestuar në Dubai, në muajin gusht të vitit 2021.
Gjyqtarja e Gjykatës së Napolit, Maria Luisa Miranda, ka urdhëruar sekuestrimin e ishullit artificial që është pjesë e arkipelagut të quajtur “Bota”, i ndërtuar në det me pamje nga bregu i Dubait.
Ishulli, i quajtur “Tajvan”, u ble në vitin 2008 nga z. Imperiale, një udhëheqës i njohur i Kamorrës, i arrestuar në Dubai, më 4 gusht 2021.
Z. Imperiale ishte për vite një nga udhëheqësit më të kërkuar të krimit të organizuar së bashku me mafiozin Matteo Messina Denaro dhe z. Xhiovani (Giovanni) Motisi dhe anëtarin tjetër të Kamorrës Renato Çinkuegranela (Cinquegranella).
Ishulli tani pothuajse i braktisur. Pas arrestimit dhe kthimit më pas në Itali, z. Imperiale filloi të bashkëpunonte me sistemin e drejtësisë penale italiane.
Nëpërmjet avokatit të tij ai vuri në dispozicion dokumentet për hetuesit për të rindërtuar mënyrën e blerjes së ishullit, i cili sapo është sekuestruar.
Formalisht ishulli është i regjistruar në emër të një kompanie të menaxhuar nga një sipërmarrës napolitan që jeton në Dubai.
Z. Imperiale pretendon se ka paguar për ishullin 30 milionë euro. Ndërkohë, ishulli artificial është pothuajse i braktisur: kanalet e lundrueshme janë bllokuar dhe pothuajse të gjitha ndërtesat e ndërtuara janë të pabanuara.
Në një gjyq të ri që filloi vjeshtën e kaluar, prokurori publik Mauricio de Marko (Maurizio De Marco) kërkoi 14 vjet e 9 muaj burg për z. Imperiale.
Muajt e fundit janë përdorur nga gjykata për të kuptuar nëse ishte realisht e mundur të kapej ishulli Imperiale.
Prandaj, ditët e fundit gjyqtarja Maria Luisa Miranda ka nxjerrë urdhërin procedurial penal (dekretin) të sekuestrimit.
Urdhëri është akti i parë procedurial penal për letërporosinë ndërkombëtare, që duhet të lejojë shtetin italian, të marrë në pronësi ishullin e z. Imperiale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments