U EKSTRADUA NË KOSOVË RIAD SOPJANI | I AKUZUAR SI I ARRATISUR NGA QENDRA E RIEDUKIMIT NË LIPJAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26, 2024
- 1 min read
Tiranë, shqipëri | Z. Riad Sopjani, me moshë 23 vjeç, qytetar i Republikës së Kosovës u ekstradua drejt saj nga Republika e Shqipërisë.
Ai ishte kapur nga Policia e Shtetit në Shqipëri para dy viteve e gjysmë në operacionin “arratisja”.
Z. Sopjani ishte arratisur nga Qendra e Riedukimit në Lipjan.
Ai ishte i dënuar për grabitje, vjedhje, dhe trafikim të qenieve njerëzore.
Ndaj tij kishte tre vendime nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Interpol Tirana ekstradoi z. Sopjani në drejtim të Republikës së Kosovës.
Z. Sopjani bashkë me një të dënuar tjetër ishin arratisur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, ku dërgohen të miturit për riedukim.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















