U ARRESTUAN VISERJON METUKU DHE GËZIM GASHI | AKUZOHEN SE PLAGOSËN ME THIKË GENTJAN SOPOITËN: KA DYSHIME PËR ÇËSHTJE DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 23, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Viserjon Metuku, me moshë 30 vjeç, i cili dyshohet se është autori i plagosjes me armë të ftohtë (thikë) të z. Gentjan Sopoita, i cili, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
2- Z. Gëzim Gashi, me moshë 33 vjeç.
Ata akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Njoftim | Tiranë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments