Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Skënder Hajdini.
2- Z. Bledar Hajdini (babë e bir, të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e 72-vjeçarit, z. Faik Hajdini).
Në kërkim policor shpallën:
1- Z. Berti Kanushi, i dyshuar si autori i vrasjes së z. Faik Hajdini.
Policia e Gjirokastrës pretendon se ka zbuluar dhe vërtetuar me prova materiale vrasjen e ndodhur 48 orë më parë, në fshatin Zhapokikë 2, në Memaliaj.
Z. Berti Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e z. Faik Hajdini për një gardh në territorin që kufizonin banesat e tyre.
Konfliktet nisën verbale dhe kulmuan me vrasjen e 72-vjeçarit me sëpatë.
Pas vrasjes, z. Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e z. Skënder Hajdini dhe të z. Bedar Hajdini (babë e bir) për ta hedhur kufomën e të ndjerit në humnerë, me qëllim për të fshehur vrasjen.
Policia e Gjirokastrës përmes metodave speciale ka arritur të zbulojë të gjithë dinamikën dhe autorësinë e krimit.
Autori i dyshuar i vrasjes, z. Berti Kanushi është larguar nga vendi i krimit dhe është shpallur në kërkim policor.
Alarmin për humbjen e gjurmëve të të moshuarit e dhënë familjarët e tij të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments