top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN RESHAT QATROMI DHE LEDIN KAZANXHI (ALLAMANI) | U KAPËN ME 3 KG HASHASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 11, 2025
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:

1- Z. Reshat Qatromi.

2- Z. Ledin Kazanxhi (Allamani).

 

Atyre iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal 3 kg hashash (bimë narkotike canabis sativa).

 

Njoftim | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vazhdën e operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës informative, për një rast të shitjes të lëndës narkotike cannabis sativa, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Interruption”.

 

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit R. Q., 36 vjeç dhe L. K.(A.), 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Këta shtetas u kapën në flagrancë në rrugën “Memo Meto”, me një qese me 1 kilogram e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që e posedonin me qëllim shitjen.

 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page