NË ORËN 16:00 ME ORËN SHQIPTARE HYRI NË FUQI BLLOKADA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT E VENDOSUR NGA PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 18 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Bllokada e Ngushticës së Hormuzit e vendosur nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka hyrë në fuqi.
Afati i caktuar në orën 16:00 sipas kohës shqiptare në fakt ka kaluar.
Ushtria amerikane nuk e ka konfirmuar zyrtarisht zbatimin e bllokadës, por Centcom-i tha një orë më parë se ajo do të fillonte në orën 4 të pasdites, siç kishte shpallur Presidenti Tramp (Trump).
“Bllokada do të zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, duke përfshirë të gjitha portet iraniane të vendosura në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit”, tha Centcom-i.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments