FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: JEMI GATI TË MARRIM URANIUMIN E PASURUAR SHUMË TË IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 12 hours ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Rusia është gati të marrë uraniumin e pasuruar shumë të Iranit si pjesë e një marrëveshjeje të ardhshme paqeje me Shtetet e Bashkuara”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov.
Bisedimet e dështuara midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara gjatë fundjavës shuan shpresat për një marrëveshje të menjëhershme që do t’i jepte fund përfundimisht luftës, e cila, ka vrarë mijëra njerëz dhe ka shkaktuar trazira në ekonominë botërore që nga fillimi i saj në fund të shkurtit.
Rusia, e cila, ka rezervat më të mëdha të armëve bërthamore në botë, është ofruar vazhdimisht të strehojë uraniumin e pasuruar të Iranit si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje.
“Ky propozim u bë nga Presidenti Putin në bisedime si me Shtetet e Bashkuara ashtu edhe me shtetet e rajonit. Oferta është ende e vlefshme, por nuk është zbatuar”, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi Peskov.
Ai kritikoi gjithashtu bllokadën amerikane të Ngushticës së Hormuzit.
“Veprime të tilla ka të ngjarë të vazhdojnë të ndikojnë negativisht në tregjet ndërkombëtare”, tha zëdhënësi Peskov.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments