U ARRESTUAN PREND BALA DHE GENTIAN BASHA (SECI) | DONIN TË SHISNIN NJË ARMË ZJARRI TË SHKURTËR (BREZI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 19
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Prend Bala, 26 vjeç.
2- Z. Gentian Basha (Seci), me moshë 37 vjeç.
Ata u arrestuan te vendi i njohur rëndom si “Zogu i Zi”, në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë iu gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë.
Në momentin e ndalimit të automjetit z. Basha ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se z. Bala ishte me masë sigurimi vetjak “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftim | DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.
U kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste në Tiranë, vihet në pranga 26-vjeçari, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Vihet në pranga dhe një 37-vjeçar që dyshohet se do ta ndihmonte 26-vjeçarin, për të shitur armën. Në momentin e ndalimit, ai kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe tentoi të largohej.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 1 krehër me municion luftarak, 3 celularë dhe automjeti me të cilin po qarkullonin këta shtetas.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Tiranë, bazuar në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fragranca”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit P. B., 26 vjeç dhe G. B.(S.), 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, është ndaluar automjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin G. B. dhe pasagjer shtetasin P. B. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit P. B., një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë.
Në momentin e ndalimit të automjetit, shtetasi G. B. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi P. B. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments