top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN IZET BORIÇI DHE VALIER BORIÇI (BABË E BIR) | E KTHYEN BANESËN NË BAZË DROGE: E SHISNIN NË SHKOLLA DHE KAFENE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 25, 2024
  • 2 min read

Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

  1. Z. Izet Boriç, me moshë 61 vjeç.

  2. Z. Valier Boriçi, me moshë 32 vjeç, të dy banues në Lushnjë (ata janë babë e bir).

 

Ata akuzohen se e kishin kthyer shtëpinë në bazë për përpunimin dhe përgatitjen e dozave të drogave të forta, të cilat, pasi i përpunonin, i shisnin në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme.

 

Në banesë u janë sekuestruar:

1- 420 doza heroine.

2- 77 doza kokaine.

3- Një sasi lënde e dyshuar si përzierës i lëndëve narkotike.

4- 2 peshore elektronike.

5- Vlerë monetare që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.

 

Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë “Tempulli”, dhe pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në  lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, organizohej veprimtaria kriminale e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, menjëherë kanë organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie.

 

Për këtë rast u kapën në banesë duke përgatitur doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë, shtetasi I. B., 61 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi V. B., 32 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

 

Në vijim të veprimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të mësipërm, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin punën për pregatitjen dhe shitjen e lëndëve narkotike.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike, vlera monetare dhe 3 celularë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page