U ARRESTUAN ERVIN TURTULLI DHE ELORJAN TANKA | IU GJETËN ARSENAL ARMËSH DHE MINA ME SAHAT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 12, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ervin Turtulli, me moshë 45 vjeç.
2- Z. Elorjan Tanka, me moshë 44 vjeç.
Arrestimi i tyre erdhi pas kontrolleve të ushtruara, të cilat rezultuan me gjetjen e një arsenali armësh dhe minash me sahat.
Z. Turtulli i janë gjetur në banesë një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.
Z. Tanka i janë gjetur në një garazh në rrugën “Besim Alla” 6 kapsolla detonatore me kohë vonesë, 3 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















