top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN: EDMOND HAZIRI; EDUART HAZIRI; GAZMEND HOXHA; ALBAN KRASNIQI | DROGË + KUMAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 25, 2023
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Katër qytetarë shqiptarë u arrestuan nga strukturat britanike të hetimit dhe të ndjekjes penale.


Ata janë:

1- Z. Edmond Haziri.

2- Z. Eduart Haziri.

3- Z. Gazmend Hoxha.

4- Z. Alban Krasniqi. Ata kishin rekrutuar edhe disa qytetarë të tjerë (jo shqiptarë) në funksion të shpënies përpara të veprimtarisë së tyre kriminale.


Si qendër të veprimtarive kriminale ata kishin një berberhane, e cila, u shërbente për tregti drogërash, dhe për kumar.


Ata kishin si klientë 145 përdorues drogërash, të cilët, i furnizonin sipas kërkesave.


Ata ranë në sy sepse shkelën një rregull elementar që praktikohet nga keqbërësit ordinerë profesionistë, atë të mos rënit në sy.


Përkundrazi, ata bënin të kundërtën, dhe shenzonin me mijëra paund për veshje luksoze dhe aksesorë të artë.


Policia britanike i gjurmoi në WhatsApp, dhe u çkodi përmbajtjet e mesazheve. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page