top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN: DEDAN GJONI; REXHEP RAPI; DEJVI GJERMENI; ALGERT RAPI | NË BASHKËPUNIM DO TË VRSNIN ZHEVDET PLAKUN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 22, 2023
  • 3 min read
ree

Durrës, Shqipëri | Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi katër urdhëra ndalimi për disa veta të dyshuar si të përfshirë në sigurimin e kushteve dhe të rrethanave për vrasje.

Konkretisht ata ishin organizuar për të vrarë z. Xhevedet Plaku, i njohur në qarqet e agjenturës së krimit ordiner si “Akili”.

Të arrestuar janë:

1- Z. Dedan Gjoni, aktualisht gjendet i arrestuar me masë sigurimi vetjak “arrest me burg”.

2- Z. Rexhep Rapi.

3- Z. Dejvi Gjermeni.

4- Z. Algert Rapi. Akuzat penale që rëndojnë mbi ta janë:

1- “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku.

E kryer në bashkëpunimin nga pozita penale të parashikuara si “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Z. Dedan Gjoni, në datën 17.09.2019, ka thirrur në komisariatin e Shijakut z. Xhevdet Plaku, me qëllim që gjoja ta intervistonte për veprimtarinë e tij të dyshuar kriminale.

Njëkohësisht ka njoftuar palën ku bënte pjesë për këtë fakt.

Vrasja e tij mbeti në përpjekje, dhe nuk u realizua pë shkaqe dhe rrethana që janë të pasqaruara ende.

Z. Xhevdet Plaku, ka qenë nën akuzë penale nga Gjykata e Savonës, i akuzuar për vrasjen e z. Sali Rapi, dhe për plagosjen e z. Alfred Hasa (Z. Sali Rapi u vra me dy plumba arme zjarri të shkurtër, e cila, nuk u arrit të gjendej nga autoritetet e hetimit penal).

Gjatë procesit penal, akuza penale ndaj tij ra, dhe ai mori pafajësi. NJOFTIMI I SPAK-ut. 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.19/2022, i cili është regjistruar në bazë të informacioneve të përcjella nga autoritetet e drejtësisë së Mbretërisë së Holandës.

Nga veprimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se, shtetasit R.R., D.GJ., A. R. në bashkëpunim me shtetasin D.D. (punonjës policie) kanë konsumuar faktin penal të sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer një vrasje, në dëm të shtetasit Xh. P., ngjarje e planifikuar të realizohej më datë 17.09.2019, në Durrës.

Në datën 16.12.2023, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasve nën hetim R.R., D.GJ., D.D. (punonjës policie në atë kohë në DVP Durrës) dhe A.R.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.138 me datë 20.12.2023 ka vendosur: Caktimin e masave të sigurimit personal të karakterit  shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj të hetuarve R.R, D.GJ, D.D. dhe A.R, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P., kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në 22.12.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg”, për të hetuarit R.R., A.R., dhe D.GJ. Gjithashtu në datën 22.12.2023 është arrestuar në Limburg, Holandë edhe shtetasi nën hetim D.GJ. Arrestimi i D.GJ. u bë si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit të gjykatës.

Falenderim të veçantë për agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Holandës për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page