top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUAN: BESMIR GJEZARI; ERDIS HYSI; KRISTI DULE; ADI MANOKU; MATEO JAHOLLARI; MARJUS LAKO; STILJAN LAKO.

Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Besmir Gjezari.

2- Z. Erdis Hysi.

3- Z. Kristi Dule.

4- Z. Adi Manoku.

5- Z. Mateo Jahollari.

6- Z. Marjus Lako.

7- Z. Stiljan Lako.

 

Arrestimet e të sipërcituarve u kryen në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës.

 

Mes të arrestuarve është edhe organizatori i grupit, një shtetas aktualisht i ndaluar në Itali, për heqje të paligjshme të lirisë.

 

Kontrollet u kryen gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në banesa e lokale.

 

Strukturat vendore të Policisë së Shtetit sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe hashash (cannabis sativa), shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 1 peshore elektronike, 3 automjete dhe 9 celularë.

 

Nga ky aksion një person është shpallur në kërkim policor, ndërsa gjashtë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

 

Njoftim | Finalizohet faza e dytë e operacionit antidrogë, të koduar “Break “, i zhvilluar pas një hetimi proaktiv, njëvjeçar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, për shkatërrimin e një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në lokale nate, në qarkun Korçë.

 

Gjatë kësaj faze:

u vunë në pranga 7 shtetas, njëri prej tyre organizator i grupit;

u shpall në kërkim 1 shtetas;

u proceduan në gjendje të lirë 6 shtetas;

u identifikua si bashkorganizator i këtij grupi dhe një shtetas aktualisht i ndaluar në Itali, për heqje të paligjshme të lirisë; pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 1 peshore elektronike, 3 automjete dhe 9 celularë.

 

Konkretisht, gjatë kësaj faze, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit A. M., 39 vjeç (me rolin e organizatorit), B. Gj., 37 vjeç, K. D., 27 vjeç, M. J., 19 vjeç, M. L., 34 vjeç, S. L., 37 vjeç dhe E. H., 27 vjeç.

 

U shpall në kërkim shtetasi P. H., 34 vjeç, me të njëjtën masë sigurie, për të njëjtën vepër penale.

 

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin K. B., 34 vjeç (me rolin e bashkorganizatorit), i cili aktualisht është i ndaluar në Itali, me të njëjtën masë sigurie për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

 

Operacioni vijon, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page