
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Renaldo Zajmi, me moshë 37 vjeç.
2- Z. Bajram Zajmi, me moshë 65 vjeç.
Ata akuzohen për veprat penale:
1- “Armëmbajtja pa leje”.
2- “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
3- “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Operacioni policor për arrestimin e tyre u kodua “Midnight”.
Në banesë atyre iu gjetën armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë.
Fillimisht u ndalua z. Renaldo Zajmi për një kontroll automjeti në rrugën “Niko Avramo”, ku gjetën një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Babai i tij në momentin që ka parë policinë ti afrohen banesës tentoi ta hidhte lëndën narkotike në lavaman, teksa hodhi nga ballkoni armën e zjarrit.
Në cilësinë e provës materiale sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi të dyshuar lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, me peshë totale rreth 36 gramë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments