MBROJTJA CIVILE E GAZËS: 57 TË VRARË NË SULMET E FORCËS MBROJTËSE TË IZRAELIT QË NGA AGIMI | KUFIZIMET NDAJ MEDIAS NË GAZË E PENGOJNË MEDIAN TË VERIFIKOJË NË MËNYRË TË PAVARUR SHIFRAT E VDEKJEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 4
- 1 min read

Gazë | Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se bombardimet izraelite kanë vrarë të paktën 57 veta që nga agimi, pavarësisht thirrjes së Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) ndaj Izraelit që të ndërpresë sulmet në territor.
“Numri i të vdekurve nga bombardimet izraelite që kanë filluar që nga agimi i sotëm është 57, përfshirë 40 vetëm në Qytetin e Gazës”, tha për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”, Mahmud Bassal, zëdhënës i agjencisë së drejtuar nga Hamasi.
Kufizimet e medias në Gazë dhe vështirësitë në akses në shumë zona e pengojnë AFP-në të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrat nga Agjencia e Mbrojtjes Civile.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments