LAGJJA NR. 3; SARANDË | ISUF JAÇAJ (JACAJ) U GJET I VDEKUR; NJË SHPËRTHIM NDODHI PRANË NJË AUTOMJETI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 4
- 1 min read

Lagjja Nr. 3, Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një shpërthim ngjau sot në mbrëmje.
Si pasojë, u gjet i vdekur:
1- Z. Isuf Jaçaj (Jacaj), me moshë 58 vjeç, i ati i z. Klaus Jaçaj (Jacaj), me moshë 31 vjeç.
Ky i fundit është i arrestuar dhe gjendet me masë sigurimi “arrest në burg” për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me ngjarjen kriminale të datës 17.07.2025, ku z. Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri në lagjen nr. 4 të Sarandës:
a- Z. Gëzim Hoxhaj (Hajdaraj).
b- Z. Ernest Lama.



Njoftim | Këtu do të botohet njoftimi i Policisë së Shtetit kur të bëhet publik.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments