top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA SABRI SHERA (ADMINISTRATOR PALLATI) | KISHTE SHITUR DISA HERË TË NJËJTAT APARTAMENTE (8 HERË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 8, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Z. Sabri Shera, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i tij u krye në cilësinë e administratorit të një pallati.

Z. Shera ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente.

Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ky shtetas ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.

Njoftim | DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Kontrata false”.

Shiti disa herë, të njëjtat apartamente, vihet në pranga administratori i firmës që ka ndërtuar pallatin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas kallëzimeve nga disa shtetas se ishin mashtruar nga administratori i një firme ndërtimi, për blerjen e apartamenteve, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Kontrata false”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi S. Sh., banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, me detyrë administrator i një firme ndërtimi, iu ka shitur shtetasve të ndryshëm, të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga kjo firmë.

Në cilësinë e administratorit të firmës, shtetasi S. Sh. ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente. Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ky shtetas ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page