top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA REGAN MERDANI | AKUZOHET SE I SHKAKTOI BUXHETIT TË SHTETIT 5 MILIONË € DËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 15, 2023
  • 1 min read

Durrës, Shqipëri | Z. Regan Merdani, me moshë 32-vjeç, i dënuar penal me 3 vite heqje lirie, për krijimin e skemave mashtruese me TVSH-në, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit. Z. Regan Merdani, 32 vjeç, banues në Tiranë, u lokalizua dhe u kap në lagjen nr. 4, në Durrës, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese” lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, thuhet në një njoftim zyrtar të strukturave ligjzabtuese. Hetimet ndaj z. Merdani kanë nisur që në vitin 2016, dhe është provuar se ai kryente mashtrime finaciare lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore. Ai ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i shkaktoi buxhetit të shtetit rreth 5 milionë € dëm, dhe në arrestimin e tetë vetave. Sipas Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiuar (SPAK) z. Klodian Zoto, z. Arenc Myrtezani, z. Regan Merdani, dhe disa të tjerë, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page