top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA OLSI BIBOLLARI (MAJTAS - “SHOK” ME ISH-AMBASADORIN AMERIKAN DONALD LU): DYSHOHET SE VODHI 15000 € NË BANESËN E MJEKUT EQEREM HASANI (SHEFI I URGJENCËS SË SËMUNDJEVE TË BRENDSHME NË QSUT).

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;

1- Z. Olsi Bibollari, me moshë 38 vjeç.

 

Ai dyshohet se më 25 gusht ka vjedhur shumën prej pesëmbëdhjetë mijë (15000) € në një banesë në Komunën e Parisit.

 

Kumtohet se banesa në të cilën z. Bibollari vodhi shumën e lartpërmendur të të hollave është e z. Eqerem Hasani, i cili, ushtron funksionin e shefit të urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT.

 

Njoftim | Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Key” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Vodhi 15 000 euro në një banesë, arrestohet 38-vjeçari.

 

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të vjedhura, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar, një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Key”.

 

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi O. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

 

Ky shtetas dyshohet se më datë 25.08.2024, ka vjedhur shumën 15 000 euro në një banesë në Komunën e Parisit.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të vjedhura, një automjet, dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page