U ARRESTUA NAMIK KOÇI | U PËRPOQ TË KORRUPTONTE SHEFIN E AKU-së SË TIRANËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 22, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Z. Namik Koçi, me moshë 43 vjeç, i identifikuar u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.
Z. Koçi akuzohet se u përpoq të korruptonte shefin e AKU-së së Tiranës.
Ndaj z. Koçi u ngrit akuza penale e “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Z. Koçi ka në zotërim një punishte qumështi “baxho”, dhe sipas akteve proceduriale penale ai synonte që shefi i AKU-së t’i krijonte lehtësime apo favorizime gjatë testimit të kampionëve të bulmetrave të marrë nga baxhua e tij.
Njoftim | Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin N. K., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës.
Materialet i kanë kaluar Porokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.
https://impressexaltsculptor.com/dsr8pqj46h?key=82490d6db4557769976a4f970633e2e6 Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments